Ja ligjet e tmerrshme që i ka caktuar vetëm Kim Jong Un, po nuk i zbatove… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ja ligjet e tmerrshme që i ka caktuar vetëm Kim Jong Un, po nuk i zbatove…

13:18 | 14 Nëntor 2017

Vështirësia për të hyrë në Korenë e Veriut dhe ligjet e forta që kontrollojnë jetën e qytetarëve të saj e bëjnë këtë vend një mister të vërtetë.

Informacionet në lidhje me atë ç’ka ndodh e ç’ka bëhet brenda kufijve të shtetit të tyre, shumë shpesh janë të vështira që të merren e më pas të verifikohen. Dihet, ama, se obsesioni me kultin e personit i kultivuar forcërisht nëpërmjet metodave të pafundme të kontrollit dhe ngërthimit të mendjeve i bën qytetarët e këtij vendi objekt dënimesh për shkak të faji apo për shkak të shembullit kur akuzohen për diçka.

Kjo “diçka” mund të jetë një akt që në vend të tjera të botës do të tingëllonin absurde!

Dëgjimi i një zhanri të caktuar muzikor

Në Korenë e Veriut nuk është e mundur të dëgjoni muzikën që preferoni; grupet muzikore krijohen dhe japin shfaqje gjithmonë pasi kanë marrë aprovimin nga autoritetet e regjimit dhe zhanri muzikor i preferuar është ai i melodive tradicionale popullore, mbi të gjitha i atyre që transmetojnë mesazhe ideologjike optimiste dhe ekzaltuese për partinë.

Edhe pse ekziston një tregi i zi ku shitet muzikë pop, të zbulohesh ose të kapesh duke dëgjuar muzikë të huaj ose të pa-autorizuar mund të të çojë në pranga dhe në shumë raste deri në dënim kapital.

Të mos shprehësh dhembshuri me sinqeritet për vdekjen e një njeriu të rëndësishëm

Ashtu siç mund t’ju ketë ndodhur që ta shihni kur lideri Kim Jong-il vdiq në dhjetor të 2011-ës kur kortezhi funebër ishte i përbërë nga mijëra qytetarë jo vetëm të prekur nga dhimbja, por realisht të impenjuar që të shkulnin flokët dhe të gulçonin me konvulsione.

Përndryshe kjo do të konsiderohet si indiferencë ndaj një eventi ç’ka do të shkaktonte futjen në shkollën e ri-edukimit (edhe të të gjithë pjesëtarëve të familjes edhe nëse kanë fëmijë të vegjël) nga i cili është më mirë të mos tentohet ikja, ndryshe të pret toga e pushkatimit.

Të përgjumesh në ndonjë mbledhje publike.

Liderët koreanoveriorë dalin në publik gjithnjë të pararenduar nga forca të mëdha ushtarake, por nëse jep shenja bezdie apo lejon që lodhja të të zotërojë e të përgjumesh, pasojat janë të tmerrshme.

Importi i copëzave të kulturave të tjera. Kryerja e telefonatave ndërkombëtare pa lejen e autoriteteve. Aksesi në internet. Veprim të tjera që denohen me vdekje janë rrëmbimi, vjedhja, plaçkitja, trafiku i lëndëve narkotike, pirateria dhe predikimi fetar.

Korea e Veriut është një ndër 6 vendet e botës të cilat kanë në fuqi ligjin e ekzekutimeve publike.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!