Ja lojtarët që u eliminuan nga gara për Topin e Artë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ja lojtarët që u eliminuan nga gara për Topin e Artë

19:28 | 07 Dhjetor 2017

Revista e njohur francez France Football vazhdon të zbulojë emra tjerë që janë eliminuar nga gara për Topin e Artë.

Nga lista prej 30 futbollistëve, deri më tani janë eliminuar 24 futbollistë.

Kanë mbetur edhe gjashtë emra deri në zbulimin e fituesit për këtë vit.

Ceremonia zyrtare për ndarjen e çmimit të madh individual Topi i Artë, i cili dhurohet nga revista franceze France Football pritet të fillojë nga ora 19:30.

Futbollistët e eliminuar nga gara për Topin e Artë:

Dries Mertenes, Philippe Coutinho, Edin Dzeko, Mats Hummels, Jan Oblak, Karim Benzema, Radamel Falcao, Sadio Mane, Leonardo Bonucci, Pierre Emerick-Aubameyang, David de Gea, Eden Hazard, Antoine Griezmann, Toni Kroos, Marcelo, Paolo Dybala, Kevin de Bruyne, Luis Suarez, Isco, Edison Cavani, Harry Kane, Robert Lewndowski, N’Golo Kante, Kylian Mbappe.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!