Ja me sa vite burg u dënuan dy të akuzuarit për 55 kilogramë drogë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ja me sa vite burg u dënuan dy të akuzuarit për 55 kilogramë drogë

17:57 | 13 Nëntor 2017

Gjykata në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj dy të akuzuarve për blerje, posedim, shitje e shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

I akuzuari Abedin Bytyqi është dënuar me 2 vjet burg, ndërsa Enver Cenaj u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg.

Po ashtu, që të dy u dënuan me nga 2.000 euro gjobë.

Sipas aktakuzës, gjithsej 55.6 kilogramë drogë të llojit marihuanë u janë gjetur të akuzuarve në veturën e tipit “Audi A4” gjatë një kontrolli të Policisë në fshatin Lluzhan të Podujevës më 31 tetor 2016.

Lajmin për shpalljen e aktgjykimit për kallxo.com e bëri të ditur avokati i Bytyqit, Asdren Hoxha, i cili theksoi se në parim janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës.

“Në përgjithësi jemi të kënaqur ngase është pranuar fajësia dhe është shqiptuar dënimi në bazë të zbutjes”, tha Hoxha.

Avokati shtoi se pranimi i fajësisë ka qenë kontribut për drejtësinë, çka edhe Gjykata e ka marrë parasysh.

Bytyqi dhe Cenaj, së bashku me të akuzuarin Arlind Germizi, ngarkohen nga prokuroria për veprën penale blerja, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në seancën fillestare të mbajtur në korrik të këtij viti, i akuzuari Bytyqi ka pranuar fajësinë, derisa Enver Cenaj ishte deklaruar i pafajshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!