Ja metoda më e re e vjedhjes së veturave – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ja metoda më e re e vjedhjes së veturave

15:09 | 04 Tetor 2017

Përveç hapjes me çelës apo thyerjes, tashmë policia ka dokumentuar një tjetër formë të vjedhjes së makinave.

Bëhet fjalë për një pult të posaçëm, i cili nuk lejon mbylljen e makinës në momentin kur pronari largohet prej saj.

Duke menduar se e ka mbyllur, pronari largohet, por në të vërtetë pulti në dorën e hajdutit nuk ka lejuar mbylljen e dyerve.

Në këtë mënyrë, ai e ka të lehtë të hipi dhe të largohet prej saj.

Policia e Tiranës bën me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi i quajtur Blenard M., 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas, në rrugën “Ali Demi”, është konstatuar me një pult në dorë, i cili nuk lejon që të mbyllen mjetet dhe më pas nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Ai akuzohet për veprat penale parashikuar nga Nenet 142 dhe 242 të Kodit Penal.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!