Ja momenti i arrestimit të Sadri Ramabajës gjatë protestave të Vetëvendosjes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ja momenti i arrestimit të Sadri Ramabajës gjatë protestave të Vetëvendosjes

20:18 | 07 Tetor 2017

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë në Durrës autoritetet policore të Shqipërisë kanë arrestuar ish-kandidatin për deputet të Kuvendit nga Vetëvendosje, Sadri Ramabaja.

Ai para një viti ishte arrestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, më saktë me 1 shtator të 2016-tës, shkruan Indeksonline.

Atë kohë Ramabaja ishte asamblist dhe në kohën kur u arrestua po kalonte nëpër sheshin “Nëna Terezë” me bashkëshorten e tij, pasi ndërhyri në operacionin e policisë derisa po i arrestonte Drilon Pirevën, Qendron Kastratin dhe disa të tjerë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!