Ja përse dështoi Lopetegui te Real Madrid – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Ja përse dështoi Lopetegui te Real Madrid

23:45 | 05 Nëntor 2018

Real Madrid e shkarkoi trajnerin Julen Lopetegui për shkakë të rezultateve të dobëta.

Mirëpo, ka të atillë që mendojnë se Lopetegui është një trajner i madh.

Mbrojtësi i Real Madridit, Daniel Carvajal ka folur për herë të parë pas shkarkimit të Julen Lopeteguit nga posti i trajnerit të Real Madridit.

Mbrojtësi spanjoll ka ngritur lart figurën e ish trajnerit të tij, i cili u shkarkua pas formës së dobët që po kalonte skuadra mbretërore.

“Lopetegui është trajneri më i mirë që kam pasur. Fatkeqësisht atij nuk i eci mbarë me ne. Ndoshta kishte edhe mungesë fati”, ishin fjalët e Carvajal, cituar nga “Mundo Deportivo”.

“Mënyra se si ai e sheh futbollin, mënyra e të menaxhuarit të skuadrës dhe si ai sillet me lojtarë” ka vazhduar mbrojtësi i Real Madrid.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!