Ja sa kosovarë e vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht, do të befasoheni me shifrën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Ja sa kosovarë e vizituan Shqipërinë gjatë muajit gusht, do të befasoheni me shifrën

23:58 | 24 Shtator 2018

Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku ka treguar se kosovarët kanë realizuar afër 670 mijë vizita përkatësisht hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë muajit gusht.

Sipas Çekut, në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, ka një rritje prej 40%, shkruan Indeksonline.

Më tej, ai ka theksuar se në periudhën (janar-gusht 2018) ka mbi 1.5 milionë hyrje, ose 17.7% më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2017.

Shkrimi i plotë i Çekut:

Kosovarët realizuan afër 670 mijë vizita/hyrje në territorin e Shqipërise gjatë muajit gusht 2018, një rritje prej 40% në krahasim me gushtin 2017. Në total (janar-gusht 2018) kemi mbi 1.5 milionë hyrje, 17.7% më shumë se e njëjta periudhë 2017.

Kosovarët vazhdojnë të dominojnë turizmin shqiptar. Përkundër të gjithave dhe gjithçkaje.#VisitAlbania .

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!