Ja sa miliarda euro hyjnë në Kosovë nga Diaspora – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Ja sa miliarda euro hyjnë në Kosovë nga Diaspora

22:09 | 11 Maj 2018

Ish – ministri i Diasporës, Valon Murati ka theksuar se është duke u tejkaluar faza ku diaspora është parë vetem si rruga prej nga vinë remitancat.

Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se rreth një miliard e 500 milionë euro hynë nga diaspora në Kosovë.

Nga të gjithë afrodiziakët kjo mjaltë është shija më e ëmbël e romancës tuaj

“Remitancat janë njëri prej mekanizmave kryesore për të ruajtur paqen sociale në vend, ndonëse në mënyrë krejt indirekte ato ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shtuar Murati.

Sipas tij, janë diku 600 deri në 650 milionë euro që mërgimtarët i shpenzojnë kur vinë në vizitë në Kosovë – lëvizjet që ndodhin gjatë tërë vitit.

“Ka biznese të fuqishme në Kosovë që mua personalisht më kanë thënë që ata me punën që e bëjnë gjatë tre muajve të verës, mbijetojnë gjatë 9 muajve tjerë”, ka theksuar Murati.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!