Ja sa milionë euro do të kushtojë autostradë Nish – Merdar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Ja sa milionë euro do të kushtojë autostradë Nish – Merdar

14:23 | 07 Prill 2018

Ministria e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe e Infrastrukturës e Serbisë ka publikuar kushte lokative për ndërtimin e segmentit të parë të autostradës Nish-Merdar.

Siç njofton portali serb “ekapija”, kushtet lokative janë publikuar për të gjitha trasetë, pesë sosh, në aq sa është ndarë segmenti Nish-Ploçnik.

Vlera e ndërtimit të segmentit të parë të “Autostradë së paqes”, siç e quajnë medie serbe autostradën Nish – Merdar, e gjatë 40 kilometra, është 212 milionë euro EUR, ka kumtuar kjo ministri.

E tërë gjatësia e autostradës Nish-Merdar-Prishtinë –Tiranë-Durrës, që do të mundësojë lidhjen e Serbisë dhe të Korridorit 10 me portin shqiptar Durrës, është 384 kilometra, ndërsa segmenti Nish-Merdar 77 kilometra.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!