Ja sa para do t’i kushtoj Chelseas blerja e Higuainit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ja sa para do t’i kushtoj Chelseas blerja e Higuainit

19:14 | 14 Janar 2019

Janari po pritet të jetë i nxehtë në Serie A dhe Premierligë.

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain dëshiron të largohet nga Milani në janar.

“El Pipita” mund të transferohet në Chelsea, i cili e do në formë huazimi me të drejt blerjeje definitive.

“Blutë” e duan lojtarin për 18 muaj dhe janë të gatshëm t’i paguajnë 54 milionë euro, 27 milionë për huazim dhe 27 të tjera për rrogat e lojtarit.

Ndërkohë, Milani ka në opsion tri alternativa nëse largohet ish-futbollisti i Napolit.

Krzistof Piatek i Genoas, Alvaro Morata i Chelseat dhe Edinson Cavani i PSG janë tre objektivat e Djallit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!