Ja sa vota fitoi Kurti në Vushtrri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Ja sa vota fitoi Kurti në Vushtrri

23:56 | 21 Janar 2018

Në Komunën e Vushtrrisë janë publikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mek Selaci ka publikuar në rrjetin social facebook rezultatet për këtë komunë.
Sipas tij, aktualisht Kurti ka marrë mbështetjen e 99.56 për qind të votave për t’u bërë kryetar i VV-së.

“Gjithsej: 459 votues, Për: 457, Kundër: 001, Abstenim: 001. Pra, Albin Kurti merr 99.56% të votave, nga anëtarët të cilët votuan sot në Vushtrri për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Selaci,

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!