Ja si duket sot shpella në të cilën u fsheh Muhamedi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ja si duket sot shpella në të cilën u fsheh Muhamedi

12:54 | 24 Maj 2018

Krahas Kur’anit famëlartë, gati të gjithë librat e historisë, të tefsirit dhe të hadithit, e pohojnë faktin se Muhammedi a.s., gjatë shpërnguljes së tij, pra të hixhretit, ai, së bashku me shokun e tij më të ngushtë, Ebu Bekrin, r.a. u fshehën në shpellën Eth-Theur.

Aty qëndruan për një kohë të shkurtër, dy – tre ditë, derisa politeistët menduan se nuk i gjejnë dot.

Sipas të dhënave historike, thuhet se në hyrje të shpellës marimanga thurri rrjetën e saj, kurse pëllumbi me folenë e tij qëndronte i qetë aty.

Nga e gjithë historia e ngjitjes në shpellë, kuptojmë një gjë: Njeriu duhet të përpiqet në maksimum, e kur të shohë se kanë përfunduar mundësitë e tij, atëherë ai i mbështetet dhe e lë fatin e tij në dorën e Allahut xh.sh.

Kodra, në të cilën gjendet shpella, është pak kilometra larg qytetit të Mekes dhe lartësia mbidetare e saj është 1405 m.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!