Ja si e komenton librin për Hashim Thaçin, gruaja e Tony Blair – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Ja si e komenton librin për Hashim Thaçin, gruaja e Tony Blair

21:39 | 13 Mars 2018

Cherie Blair, gruaja e ish kryeministrit britanik, Tony Blair sot ishte pjesëmarrëse në promovimin e librit biografik librit “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography.

Duke komentuar librin, ajo ka thënë se bashkë me burrin e saj Tony Blair kanë një lidhje shumë emocionale me historinë e Kosovës.

“Kam qenë shumë me fat që mora një ekzemplar të hershëm të librit. Dhe më duhet t’ju them se bëhet fjalë për një rrëfim mahnitës. Por, më e rëndësishmja, është bërë një hulumtim i thukët nga gazetarët shumë të njohur këtu në Britani të Madhe, pra nga gazeta shumë e respektuar “The Times”, ka thënë ajo.

Blair ka theksuar se shpeshherë njerëzit janë duke harruar atë çfarë ka ndodhur në Kosovë. Sipas saj, ngjarjet në Kosovë ndodhën në fillet e karrierës së burrit të saj.

“Më kujtohet kur ai vizitoi refugjatët, të cilët iknin për të shpëtuar nga ajo që ndodhi atje”, ka thënë ajo.

Krahas Cherie Blair, në promovimin e këtij libri kanë marrë pjesë edhe ministri për zhvillim ndërkombëtar, Lord Michael Bates, ish sekretari i NATO-s, Lord Georg Robertson, historiani, Sir Noel Malcolm shumë deputetë, akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të tjerë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!