Ja si mund të bëjmë screenshot në Spanchat dhe askush mos t’a dijë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ja si mund të bëjmë screenshot në Spanchat dhe askush mos t’a dijë

12:22 | 25 Maj 2018

Snapchat është rrjeti i parë social i cili ju spiunon nëse tentoni të bëni screenshot fotove apo videove të përdoruesve të saj.

Kjo ka shkaktuar mjaft herë edhe telashe te njerëz të ndryshëm, të cilët janë futur në konflikt për faktin pse njëri duhet t’i bënte screenshot tjetrit.

Por si mund të shpëtoni nga ky “telash” pa ju kapur njeri?

1. Përdorni telefonin e dikujt tjetër

Kjo, në fakt, është një mënyrë që është e njohur gjerësisht. Thjesht merrni celularin e një miku dhe bëjini foto apo video postimit apo postimeve që doni të ruani.

2. Screenshot dhe ç’instalim!

Hapni foton dhe prisni sa të bëhet e gjitha e qartë.

Fikni valët e celularit, Wi-Fi dhe Bluetoothin dhe bëni screenshot.

Dilni nga Snapi dhe ç’instaloni aplikacionin.

Jepini restart telefonit dhe instaloni dhe njëherë programin.

Tani keni një screenshot dhe askush nuk e di!

Përdorni një regjistrues.

Ka mjaft programe që janë falas dhe ofrojnë regjistrimin e ekranit të telefonit tuaj.

Mjaft të ndizni këtë program, të hapni foton që doni apo videon, të regjistroni sa të doni dhe më pas fikni vetëm regjistruesin.

Kaq mjafton për të pasur atë që ju dëshironi në galeri.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!