Ja si reaguan Pacolli, Veseli e Haradinaj kur aeroplani u orientua kah Beogradi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

Ja si reaguan Pacolli, Veseli e Haradinaj kur aeroplani u orientua kah Beogradi

23:53 | 17 Korrik 2018

Delegacioni kosovar në krye me Presidentin e vendit Hashim Thaçi është nisur sot për në Bruksel për takimin e radhës të bisedimeve në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë- Serbi.

Klan Kosova është duke përcjellur ekskluzivisht rrugëtimin e tyre ndërsa ka siguruar dhe një fotografi të momentit pak para se avioni të devijonte orientimin në destinacionin e paraparë.

Aty shihen duke biseduar Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, përballë tij Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe në anën e kundërt të tyre, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Zëvendësministri Fatmir Limaj.

Avioni i delegacionit kosovar për shkak të një pakujdesie nga ana e pilotit, ka devijuar rrugën duke hyrë për herë të parë me krerë të lartë shtetërorë në territor të Serbisë.

Ky incident ka përfunduar pa ndonjë telash pasi nga ana e Zëvendëskryeministrit Pacolli është vërejtur në kohë, se territori nuk ngjanë me destinacionin në të cilin ata kanë agjendën e paraparë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!