Ja si të shpëtoni nga dhimbja e kokës për 2 minuta – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Ja si të shpëtoni nga dhimbja e kokës për 2 minuta

23:31 | 30 Korrik 2018

Një përdorues i YouTube-it ka shpërndarë një video ku tregon një metodë të pazakontë për lehtësimin e dhimbjeve të kokës ose migrenës – dhe njerëzit betohen se funksionon vërtetë.

Kamil, i cili poston nëpërmjet kanalit në YouTube Kamil’s View, thotë se mund të kurojë dhimbjen e kokës në vetëm dy minuta me 3 pyetje të thjeshta.Në tutorialin e tij në internet ai përsërit këto pyetje disa herë – me pretendimin se në fund dhimbja e kokës do të zhduket.

“Do t’ju bëj disa herë disa pyetje. Sa herë të bëj një pyetje, dua të më shikoni dhe përgjigjeni”, thotë ai në videon që ka afro 4 milionë shikime.

Pasi i udhëzon shikuesit të mendojnë për dhimbje e kokës, ai pyet: Ku është dhimbja e kokës? Çfarë ngjyre ka? Çfarë forme ka?

Pasi i përsërit këto pyetje 4 herë, ai thotë: “Tani dhimbja e kokës do të jetë zhdukur”.

Edhe pse kjo metodë mund të duket si humbje kohe, mijëra njerëz betohen se funksionon.

“Omg funksionon, faleminderit, më pëlqeu videoja”.

“Je magjistar? Funksionoi!” Duke shpjeguar si funksionon kjo metodë, Kamil thotë:

“Shumë dhimbje koke krijohen bë fakt kjo ju – nga mendja juaj”.

“Prandaj, nëse e largoni vëmendjen nga kjo, truri e merr mesazhin që jeni të vetëdijshëm për dhimbjen e kokës dhe filloni ta shpërndani atë”. Nëse kjo metodë nuk funksionon për ju, gjeni më poshtë disa këshilla sit ë lehtësoni dhimbjet e kokës.

Përdorni një libër si jastëk.

Merrni frymë thellë

I lëshoni flokët kur flini

Relaksoni gjuhën

Hani një mollë

Shkruani numra…me hundë

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!