Jair Bolsonaro zgjedhet president i ri i Brazilit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Jair Bolsonaro zgjedhet president i ri i Brazilit

00:10 | 29 Tetor 2018

Jair Bolsonaro, ka arritur një fitore bindëse në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Brazil, të dielën.

Pas numërimit të gati 95 për qind të votave, Bolsonaro kryeson me 56 për qind të votave, krahasuar me kundërkandidatin e tij, majtistin Fernando Haddad, nga Partia e Punëtorëve.

Bolsonaro ka bërë fushatë me premtimin se do ta zhdukë korrupsionin në shtetin e tij, dhe se do ta ulë ndjeshëm shkallën e lartë të krimit në Brazil.

Fushata zgjedhore ka qenë tejet përçarëse, teksa secili kamp ka pohuar se fitorja e tjetrit do të sjellë shkatërrimin e Brazilit.

Duke përmendur numrin e ish-anëtarëve të ushtrisë, nga të cilët rrethohet Bolsonaro, kundërshtarët e tij thonë se ai përbën rrezik për demokracinë në Brazil.

Bolsonaro gjithashtu ka zemëruar shumë brazilianë me deklaratat e tij homofobe, raciste dhe misogjene.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!