Jep dorëheqje Sekretari i Jashtëm – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Jep dorëheqje Sekretari i Jashtëm

16:29 | 09 Korrik 2018

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson ka dhënë dorëheqje të hënën, pas largimit nga kabineti të ministrit për Brexitin, David Davis.

Dorëheqja e Johnsonit vjen vetëm disa ditë pasi që kryeministrja Theresa May e siguroi marrëveshjen me ministrat rreth strategjisë britanike për largimin nga BE-ja.

“Këtë pasdite, kryeministrja e ka pranuar dorëheqjen e Boris Johnsonit nga posti i Sekretarit të Jashtëm. Zëvendësimi i tij do të bëhet i ditur brenda një kohe të shkurtër. Kryeminstrja e falënderon Borisin për punën e tij”, është bërë e ditur përmes një emaili nga zyra e kryeministres May, transmeton “Reuters”.

Johnson duhej të merrte pjesë në Samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ministrat e jashtëm e kanë pritur gjithë ditën, por ai nuk është shfaqur, edhe pse shteti i tij është organizator i Samitit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!