Jo vetëm me politikë Arban Abrashi sfidon veten edhe në muzikë, nuk do ta besoni se si këndon – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Jo vetëm me politikë Arban Abrashi sfidon veten edhe në muzikë, nuk do ta besoni se si këndon

19:19 | 12 Tetor 2017

Kandidati i LDK-së për postin e Kryetarit të Prishtinës, Arban Abrashi, sot gjatë ditës ka shpalosur programin e tij për urbanizëm para qytetarëve të kësaj komune.

Por, Abrashi teksa gjendej në një takim me qytetarët zgjodhi të shfaq dhe pak humor nga paraqitjet e tij, saktësisht duke zgjedhur njërën nga fotografitë e shkrepura gjatë këtij takimi me prishtinasit, transmeton Klan Kosova.

Në fotografinë e ndarë për simpatizantët në llogarinë e tij në Instagram, duke qenë se është aktiv në rrjetet sociale, Abrashi ka bërë shaka me momentin e tij kur gjendej me mikrofon në dorë ku linte përshtypjen se po realizon një Solo këndim!

Se ia thotë mirë këngëve ne nuk e dijmë, por, Abrashi gjithnjë di të mbaj rreth vetes të rinjtë e Prishtinës, pasi çdo herë në fotografi shihet i shoqëruar nga ta.

Ndërsa në garën e fuqishme për kryetar të kryeqytetit ai konsideron se do jetë fitues pasi sipas tij me menaxhimin qëndron bukur mirë

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Foto – Liberta Spahiu