Jozefina Topalli i ‘hakmerret’ keq Lulzim Bashës në Shkodër – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Jozefina Topalli i ‘hakmerret’ keq Lulzim Bashës në Shkodër

15:01 | 17 Korrik 2017

Lulzim Basha pritet të shkojë në Shkodër në kuadër të fushatës për zgjedhjet për kreun e PD-së, por 120 demokratë kanë dalë kundër tij duke firmosuar një peticion.

Përmes peticionit ata kërkojnë të ndalet farsa me zgjedhjet në PD, të cilat sipas tyre janë të manipuluara dhe shkaktojnë përçarje në parti.

Kjo sipas tyre do të sjellë edhe asgjësimin e Partisë Demokratike.

Firmëtarët e peticionit shprehen se Basha duhet të marrë përgjegjësi për disfatën e 25 qershorit dhe jo të justfikohet duke fajësuar kundërshtarin politik për manipulim apo blerje vote.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!