Ju nuk mund të shpëtoni nga përgjegjësia e së nesërmes duke ikur nga përgjegjegjësia e së tanishmës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Ju nuk mund të shpëtoni nga përgjegjësia e së nesërmes duke ikur nga përgjegjegjësia e së tanishmës

Shkruar nga: Flurim Arifi

19:35 | 11 Janar 2018

Kosova në prag të dhjetëvjetorit të mëvetësisë së saj, siç po shihet do të ballafaqohet me një termet politiko-social. Ne si popull shqiptar, po ashtu si ballkanas jemi të mësuar për situata të jashtëzakonshme.

Këto ndjenja na përcjellin gati prej zanafillës sonë si popull dhe prej kohë që proklamohet thënia e mirënjohur shqiptare ‘zoti tha me gojën e vet që Shqipëria do tëbëhet’.

Shqipëria (lexo. Kosova) u bë, shtet sovran, i pavarur, demokratik, i prosperuar etj.
Mirëpo, këtu është problemi esencial i vetëdijes socio-politike të populli dhe politikë-bërësve shqiptar, në dy anët e kufirit.
Në shekullin e fundit, në rruzullin tokësor nuk ka asnjë shtet që në fakt është i pavarur, sovran në kuptimin e fjalës, padyshim që mos të keqkuptohemi shtet janë ‘sovran dhe të pavarura’ por në shumicën e rasteve nuk vendosin për sigurinë dhe financat e shteteve të tyre, e që në termet juridiko-politike i bie që dejuro je shtet por defacto nuk
vendos gati për asgjë serioze, shembulli më i mirë i këtij fakti është Unioni Evropian.

Për me qenë edhe ma i qartë, faktori ndërkombëtar neve si shtet të vogla, nuk na shohin si partner serioz, as në perspektivën financiare e as në sferën e sigurisë globale, prandaj nuk duhet që ta mashtrojmë vetën duke menduar që jemi epiqendra e njerizimit, kjo vlen për gjitha shtete ballkanase.

Pasi që ta kuptojmë këtë gjë, problemet do të fillojnë që marrin drejtimin e drejt dhe të
duhur drejt zgjidhjes së tyre. Ne si popull e kemi një ‘krekosje’ apo ‘krenari’, ‘kokëfortësie’ edhe në fund një lloj
‘xhelozie’ të pa shpjeguar.

Jemi idhëtar për të krijuar situata të jashtëzakonshëm në çdo moment, duke filluar nga gjërat më elementare, si p.sh. duke filluar për vend-parkime (jam i sigurt që të gjithë jemi përballë me këtë budallaki), një ulëse në cafe bari tonë etj.
Duke u nisur nga këto të meta të popullit tonë, pa dyshim që edhe disa politikan tanë, nacional apo lokal nuk mund të veprojnë apo të reagojnë ndryshe veset e populli të tij.
Ne të gjithë jemi dëshmitar, se në çfarë tensioni politik kemi qenë para dhe pas luftë.

Kjo histori e rasteve tona ku kemi jetuar nën presion socio-politik dhe ekonomik nuk ka fund, dhe po na përcjell ende fatkeqësisht edhe në këtë kohë edhe pas bërjes së një dekade si shtet i pavarur dhe sovran.
Por le të kthemi tek tensioni i fundit dhe më i njohuri dhe më enigmatik i shteti tonë, Gjykata Speciale.

Një gjë duhet që të sqarohet, të gjithë ata që i gëzohen themelimit të Gjykatës Speciale, e që në parim do të merret kryekëput me pjesën më të lavdishme të historisë sonë, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për mu personalisht ose nuk janë të vetëdijshëm ose janë shpirtligë për dëmin që do ta shkaktoj ky proces, na arenën ndërkombëtare për
shtetin e Kosovës.
Duke u pajtuar me faktin që themelimi dhe nisja e punës së kësaj Gjykate, ka përfunduar dhe nuk ka asnjë veprim i mundshëm politik, lokal që do të mundet me ndalu këtë proces, e që besoj që shumica pajtohemi, që është një e padrejtë e madhe për shtetin dhe popullin tonë. Ky fakt do të na ndihmonte shumë neve si popull dhe si të
zgjedhur tanë që të kemi një qëndrim objektiv në relacion me procesin e Gjykatës Speciale.

Kështu që kjo odiseja e përplasjes me faktorin ndërkombëtar në fund do të shpërfaqet si i veprim i panevojshëm dhe i rrezikshëm për shtetin dhe aleancën tonë që me aq vështirësi e kemi ndërtua si popull.

Shqetësimi i grupeve, individëve është i drejtë, i kuptueshëm dhe i natyrshëm. Por në historinë e njerizimit është dëshmuar që ‘ideja gjithmonë fiton mbi individin’ . Prandaj nëse nisemi nga ky parim dhe nga parimi i pastërtisë së veprimeve tona si individ apo si grupacion në një kohë të caktuar, procesi do të shkon shumë ma qetë dhe më natyrshëm dhe më objektivisht dhe padyshim që do të ketë edhe mirëkuptim më të madhe nga opinioni i gjerë për gjitha shqetësimet e mundshme që ndërlidhen me procesin e Gjykatës Speciale.

Pasi që të pajtohemi me faktin që jemi popull i vogël, mbijetues, dhe gjysmë i/e shkolluar, dhe në bërje e sipër të një shteti të vogël në mes të një vendi të trazuar e të quajtur Ballkan, ne do të fillojmë që ti kuptojmë drejtë problemet tona. Fakt- populli shqiptar është pro amerikan, ky nocion nuk donë shpjegim të mëtejshëm, prandaj çdo tentim apo çdo veprim që nuk është në koordinim me SHBA-të nga kushdo qoftë nuk do të merr përkrahjen e popullit shqiptar.
Prandaj pasi që të pajtohemi me këtë fakt, të zgjedhurit tanë duhet që të shtojën vëmendjen dhe kujdesin që të gjitha veprimet që i kanë ndërmarr apo planifikojnë që në të ardhmen ti ndërmarrin duhet që të jenë në pajtueshmëri 100% me aleatin tonë kryesor Shtete e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër, bërja e marrëveshjeve apo mos-marrëveshjeve në mes miqve bëhenduke biseduar, duke shpjeguar pikat e përbashkëta apo pikat ndarëse.

Por komunikimi kurrsesi nuk bëhet për mes hollëve të Kuvendit apo për mes portaleve, apo televizioneve nga kushdo që vijën ato. Këto veprime kanë krijua paqartësi dhe pasiguri, kështu që fjalori politik duhet që të mbet në korniza bashkëpunuese, por në të njëjtën kohë duke respektuar qëndrimet e palëve. Kështu që unë dhe shumica e opinionit të gjerë beson dhe pret që të zgjedhurit tanë të sillen si burrështetas të vërtetë, pasi që ata kanë ditë të sillen si të tillë edhe në kohëra shumë ma ë vështira se sot, përndryshe historia nuk do ti fal.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!