Juventus ndalet nga Genoa – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Juventus ndalet nga Genoa

20:01 | 20 Tetor 2018

Genoa ka ndalur me barazim Juventusin në shtëpi.

Kjo ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Juventus arriti fillimisht të kali në epërsi në minutën e18 me anë të portugezit Cristiano Ronaldo.

Ata nuk u ndalën së sulmuari, mirëpo konkretizim nuk pati.

Në pjesën e dytë vazhdoi tempoja e njëjtë e juventinëve.

Mirëpo, ajo që nuk pritej ndodhi. Mysafirët realizuan golin e barazimit në minutën e 67’.

Goli erdhi përmes Daniel Bessa, i cili konkretizoi asistimin nga Kouame.

Edhe me këtë barazim, Juventus mbanë lidershipin e tabelës me 25 pikë, ndjekur nga Napoli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!