Juventus po e transfereon lojtarin e Realit, si do të reagojnë tifozët? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Juventus po e transfereon lojtarin e Realit, si do të reagojnë tifozët?

21:35 | 16 Prill 2018

Në sytë e tifozëve të Juventus është akoma i freskët kujtimi i penalltisë të pësuar nga bardhezinjtë në “Santiago Bernabeu”, që ka sjellë eliminimin e italianëve nga Champions League.

Tani, nga “Casa Blanca”, ka ardhur një tjetër lajm që duket se do të trazojë akoma më shumë popullin bardhezi.

Sipas portalit spanjoll “Don Balon”, kampionët në fuqi të Europës shikojnë te Juan Cuadrado zëvendësuesin ideal të Lucas Vazquez.

Kolumbiani i Juventusit duket se është kërkuar nga vetë Zinedine Zidane, edhe pse e ardhmja trajneri francez në Madrid nuk është akoma e sigurt.

Madrilenët projektojnë transferimin e Vazquez për në Torino, në mënyrë që t’u marrin bardhezinjve Cuadradon.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!