Juventus trondit Milanin për Cavanin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Juventus trondit Milanin për Cavanin

12:26 | 17 Prill 2018

Sipas faqes franceze “10 Sport”, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, do të ishte gati të linte të lirë Edison Cavanin për një ofertë 80-100 milionë euro.

Një shumë e madhe që mesa duket do t’i trembë klubet e interesuara. Skuadra që e kërkon me çdo kusht është Juventus.

Ai mbërriti në vitin 2013 nga Napoli, por ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Francë.

Dy vite para se t’i përfundojë kontrata, golashënuesi më i mirë i historisë së PSG-së do të ishte gati të rikthehej në Serie A, te kampionët në fuqi, Juventus.

Sipas “Rai Sport”, përfaqësuesit e uruguaianit janë takuar disa herë me drejtuesit e Juves për të gjetur një marrëveshje me 31-vjeçarin.

Thuhet se negociatat janë në fazë të avancuar dhe nëse arrihet akordi, i vetmi që duhet bindur është klubi i PSG-së, por nëse lojtari insiston për largimin çmimi i tij duhet të ulet tek rreth 50-60 milionë euro që Juve është gati t’i paguajë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!