Juventusi bëhet ‘hor’ nga SPAL-i – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Juventusi bëhet ‘hor’ nga SPAL-i

22:41 | 17 Mars 2018

Pas plot 12 fitoreve më radhë në Serie A, Juventus më në fund është ndalur duke barazuar pa gola me Spalin të shtunën në mbrëmje.

Spal e priti Juventusin në “Paolo Mazza” dhe ia ndali ecurinë prej 12 fitoreve në kampionat duke e ruajtur portën e paprekur përkundër sulmeve të shpeshta të “Zonjës së vjetër”.

Përkundër se lëshoi dy pikë nga ky takim, Juventus mbetet lider në Serie A me 75 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë, Napoli, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Ndërkohë, Spal ngjitet në vendin e 17-të me 25 pikë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!