Kadaj e bindur që deputetët do ta ndalin dialogun përmes rezolutës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Kadaj e bindur që deputetët do ta ndalin dialogun përmes rezolutës

18:47 | 12 Korrik 2018

Deputetët e AAK-së kanë inicuar një rezolutë për ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Për këtë ka folur deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e cila ka thënë se nuk beson që asnjë deputet do t’i thotë jo kësaj projekt-rezolute.

“Është e ditur dhe e njohur tashmë që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE për liberalizimin e vizave dhe grupi jonë parlamentar kërkon që të mos vazhdohet dialogu deri në liberalizim”.

Kadaj-Bujupi në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që është padrejtësi mohimi i lëvizjes së lirë në BE ashtu siç kanë të drejtë të gjitha vendet e tjera të rajonit.

“Qeveria dhe Kuvendi kanë kryer punën e vet tash duhet të ketë vullent politik të BE-së që vizat të bëhen sa më parë”.

“Kjo çështje shkon përtej subjekteve politike dhe kërkojmë që të kemi përkrahjen e deputetëve dhe nuk besoj që ka të tillë që do t’i thotë jo kësaj përpjekje”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!