Kadri Vesel thotë se gruaja “shtyllë e familjes” është shumë pak për gratë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kadri Vesel thotë se gruaja “shtyllë e familjes” është shumë pak për gratë

09:41 | 12 Tetor 2017

Kreu i PDK-së ka mbajtur mbrëmë një tubim elektoral me qindra gra në Drenas.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka thënë se të quhet gruaja “shtyllë e familjes” është shumë pak për PDK-në.

“Në shoqërinë tonë jemi mësuar ta quajmë gruan “shtyllë të familjes”. Por, për Partinë Demokratike të Kosovës kjo është pak. Gruaja është shtyllë e shoqërisë – ky është vizioni i PDK-së. Gruaja është shtyllë e shtetit – ky është vendimi i PDK-së. Gruaja është baza e zhvillimit ekonomik – ky është programi ekonomik i PDK-së. S’mund të ketë zhvillim ekonomik, forcim të demokracisë dhe emancipim të familjes pa përfshirjen, aktivizimin dhe lidershipin e grave”, ka shkruar Veseli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!