Kadri Veseli: Presim numërimin e çdo vote – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kadri Veseli: Presim numërimin e çdo vote

14:07 | 20 Nëntor 2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të balotazhit, duke falënderuar qytetarët për procesin demokratik zgjedhor, ndërsa ka folur edhe për rezultatin e PDK-së.

Kreu i PDK-së, Veseli, ka thënë përmes një shkrimi në faqen e tij në Facebook se PDK ka numrin më të madh të asamblistëve, ka dalë fituese në raundin e parë, ndërsa po presiin numërimin e të gjitha votave në raundin e dytë.

Postimi i plotë i kreut të PDK-së Kadri Veseli:

Falemnderit secilit qytetar që besoi në Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj për Kryetarë të Komunave.

Presim numërimin e çdo vote, për ta çuar në vend vullnetin e plotë qytetar. Për këtë, ftoj të gjitha institucionet përgjegjëse, si dhe partitë politike, që të kontribuojnë për një përfundim demokratik të këtij procesi.

Jam tejet krenar me kandidatët tonë në secilën komunë, të cilët bënë një fushatë dinjitoze dhe me programe konkrete.

PDK ka numrin më të madh të asamblistëve, ka dalë fituese në raundin e parë, ndërsa po presim numërimin e të gjitha votave në raundin e dytë.

PDK mbetet lidere në shumë ndryshime, në sjelljen e figurave të reja në skenën politike, njerëz profesionistë, si dhe për hapësirën që u ka dhënë grave.

Natyrisht, kemi ende shumë punë para vetës, që janë punë në shërbim të vendit, për një qeverisje më të mirë, të pastër kudo në Kosovë.

E rëndësishme dje ishte se edhe një herë dëshmuam demokraci të lartë, kulturë europiane në një proces zgjedhor. Për këtë, urime secilit!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!