Kafeneja më unike në botë, ja prej çkafit e përgatit çajin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Kafeneja më unike në botë, ja prej çkafit e përgatit çajin

17:35 | 09 Shtator 2018

Kafeneja Chalet de tia Merces ndodhet në qytetin e vogël Furnas në Sao Miguel në Portugali.

Pronarja e kafenesë Paula Aguar këtu përgatit çajin nga kazani i vullkanit, duke përdorur ngrohjen e ujit gjeotermal nga toka. Kjo procedurë e bën këtë kafene si vendin e vetëm unik në gjithë botën, transmeton KosovaPress.

Qyteza Furnas ndodhet në afërsi të vullkanit aktiv në ishullin më të madh Azore në Portugali.

Jo vetëm çaji i gjelbër këtu, por edhe ushqimet tjera përgatiten në skarën natyrale, më saktë në nxehtësinë e vullkanit dhe shiten në rrugë për një euro.

Restoranti i Paulës ndodhet pranë lumit tropikal, transmeton ksp. Nëse pyetni pse uji në çaj merr ngjyrën vjollcë, Paula shpjegon se hekuri në ujin e vullkanit krijon reaksion me antioksiduesit e çajit të gjelbër duke ndryshuar ngjyrën në vjollce.

Duhet pritur vetëm disa minuta pasi së bashku me ngjyrën ndryshon edhe shija e çajit. Paula nuk e ka hapur kafenenë rastësisht. Ajo është biolog e diplomuar mbi mjedisin dhe evolucionin. Përveç kafenesë, ajo punon si profesoreshë në fakultet dhe përfundimisht nuk ka dyshim se ajo e di se çfarë bën derisa përgatit çajin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!