Kamenica po lindë një lider kombëtar – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kamenica po lindë një lider kombëtar

Shkruar nga: Gazmend Demolli

19:29 | 16 Tetor 2017

Çdo epokë ëndërron epoken e ardhshme.

Çdo vend lind heronjët që t’ua ndriçojnë shtegun që shpie në epokën e ardhshme.
Shpesh, vendasit nuk arrijnë të dallojnë heroin e tyre dhe mbesin në epokën e vjetër.
Shpesh, vendasit zgjedhin antiheronjë që i zbrapsin në epoka.

Kamenica është mbetë anash edhe për faktin se nuk ka prodhuar njerëz me ndikim kombëtar, njerëz që do t’i ndihmonin në zhvillim duke ndikuar në sfera kombëtare e ndërkombëtare. Gjërat e mëdha që do t’a nxjerrnin vendin nga çorrsokaku vendosen në qarqe më të larta se hijet e blinjëve kamenicas. Pa dallim partije, lëvizjeje a lidhje – të gjithë duhet të punojnë në një drejtim, që vendi të shkoj para.

Unë e shoh një moment hirësije dhe jam i fascinuar. Kamenica ka para vetës një djalë të talentuar, të dashur, të mençur, të zellshëm, punëtorë, të buzëqeshur, krenar… që do të sakrifikoj vitet më të bukura të tij për të udhëheq me këtë vend.

Ua them unë troç – ai djalë është i kalibrit kombëtar e ndërkombëtar. Kamenica ka fat të madh që ai është dalë në krye dhe kërkon mandat.

Por, këtë fat Kamenica duhet t’a konkretizoj me një mandat të fortë. Duhet të votohet masovikisht që t’i ipet force përtej nivelit komunal. Duhet t’i ipet një përkrahje aq e madhe sa t’a bëjmë faktor kombëtar.

Kamenica, shpresoj se po bëhet e vetëdijshme, se djalë si Qëndronin moti kohë nuk ka pasë, se prijës si Qëndronin moti kohë nuk ka përcjellë.

Kamenica, më duket se është kah e gjenë heroin që i mungonte qe sa e sa kohëra.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!