Kancelarja gjermane i bën bashkë Thaçin dhe Vuçiqin, shtyn përpara agjendën e dialogut – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Kancelarja gjermane i bën bashkë Thaçin dhe Vuçiqin, shtyn përpara agjendën e dialogut

15:50 | 17 Maj 2018

Kryetarët e shteteve anëtare të BE-së dhe homologët e tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor pas samitit në Sofje e kanë realizuar një fotografi familjare jashtë Pallatit Kombëtar të Kulturës gjatë Samitit të BE-Ballkani Perëndimor.

Ajo që u vërejtë sot në këto fotografi, ishte prania e kancelares gjermane Merkel si ndërmjetësuese në mes të Thaçit dhe Vuçiqit. Thaçi edhe më herët ka deklaruar se i ka kërkuar Merkelit që të jap kontributin e saj në dialogun Kosovë – Serbi.

Sot në Sofje ka nisur punimet Samiti i i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, nikoqir i këtij Samiti, ka mbajtur një fjalim duke u pasur nga presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, i cili në mëngjes ka theksuar se është optimist se do të arrihet një zgjidhje në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq pas këtij takimi, udhëheqësit e Bashkimit Evropian (BE) dhe të shteteve anëtare të saj, në konsultim me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe në prani të aktorëve relevantë rajonalë, kanë nxjerr disa përfundime në mesin e të cilave përmendet edhe Gjykata Speciale.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!