Kandidatit të LDK-së i ndodh kjo e keqe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kandidatit të LDK-së i ndodh kjo e keqe

22:04 | 12 Tetor 2017

Një baner i kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i ka kushtuar me gjobë prej 1.100 euro.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP e ka gjetur të bazuar ankesën e parashtruar nga BIRN dhe Internews Kosova, me anë të së cilës paraqitej se si një baner i Gazmend Muhaxherit ishte vendosur brenda oborrit të çerdhes publike.

LDK, dega në Pejë, është arsyetuar duke thënë se billbordi ishte i vendosur me leje të Komunës dhe se ishte i dedikuar ekskluzivisht për reklamim dhe se fotografia është jashtë objektit dhe se ankuesi është përpjekur të minimizojë distancën.

PZAP nuk i ka gjetur të mbështetura arsyetimet e ankuesit dhe si rrjedhojë i ka shqiptuar gjobën prej 1.100 euro./kallxo.com/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!