Kapen barna të kontrabanduara në vlerë mbi 15000 euro – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Kapen barna të kontrabanduara në vlerë mbi 15000 euro

09:34 | 08 Tetor 2018

Dogana e Kosovës ka gjetur barna me vlerë mbi 15000 mijë euro të kontrabanduara gjatë kontrolleve doganore.
Gjatë kontrolleve doganore në Han të Elezit janë gjetur të kontrabanduara barna në vlerë mbi 15000 euro.

“Oficerët doganorë gjatë ekzaminimit të një dërgese parciale e cila kishte destinacion tregun e Kosovës, kanë hasur në këtë sasi të madhe të medikamenteve, respektivisht 5146 pako të llojeve të ndryshme të barnave të cilat nuk kanë qenë të deklaruara”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Ndërkaq, rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga ana e Doganës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!