Kapen mbi 5 kg marihuanë në hyrje të Vërmicës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kapen mbi 5 kg marihuanë në hyrje të Vërmicës

11:29 | 17 Maj 2018

Mbrëmjen e së mërkurës oficerët doganor në hyrje të Vërmicës, kanë kapur pesë qese të dyshuara me substancë narkotike marihuanë.

Ata kanë ndaluar një automjet të llojit Golf V ngjyrë e zezë me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas kosovar me tre pasagjerë. Gjatë kontrollit të automjetit ne ulëset e pasme është hasur ne dy çanta ku janë gjetur pese qese të dyshuara me substancë narkotike marihuanë.

Gjate kontrollit të detajuar është përcatuar pesha e kësaj substance narkotike që është diku rreth 5.335kg.

Rastin më tutje ka vazhduar tek Policia e Kosovës të cilës edhe iu është dorëzuar subastanca e
dyshuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!