Kapet kryetari i Komunës, kontrabandonte cigare – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
25 °C

Kapet kryetari i Komunës, kontrabandonte cigare

11:23 | 11 Korrik 2018

Kryetari i komunës së Novo-Sellos në Maqedoninë Lindore, Boro Stojçev është arrestuar mbrëmjen e kaluar nën dyshim për kontrabandë cigaresh, njoftoi televizioni Alsat-M.

Ai, sipas televizionit, është kapur së bashku me gruan dhe djalin e tij, si dhe me një tjetër bashkëpunëtor.

Ndalimi i djeshëm është shoqëruar edhe me të shtëna armësh.

Dyshohet se janë konfiskuar dy vetura plot me cigare kontrabandë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!