Kaq pikë i duhen Kosovës për të dalë e para në grup – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
19 °C

Kaq pikë i duhen Kosovës për të dalë e para në grup

16:33 | 12 Tetor 2018

Përfaqësueses së Kosovës i nevojiten edhe shtatë pikë për të siguruar vendin e parë në grupin e tretë në Ligën D në Ligën e kombeve.
‘Dardanët’ një natë më parë kanë vërtetuar formën e mirë në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore 3:1 ndaj Maltës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, fitore që i rendit në vendin e parë në grup.

Kosova pas tri ndeshjeve numëron shtatë pikë, dy më shumë se ndjekësit e parë nga Azerbajxhani.

Skuadra e trajnerit Bernard Challandes për të siguruar vendin e parë, ka nevojë edhe për shtatë pikë në tri ndeshjet e mbetura.

Kujtojmë se në ndeshjen e xhiros së fundit, Kosova në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pret pikërisht Azerbajxhanin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!