Katandisja shqiptare – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Katandisja shqiptare

Shkruar nga: Shemsi Reçica

21:17 | 23 Mars 2018

Deputetëve shqiptarë nuk iu ka mjaftuar vetëm vota e tyre qyqare “PËR“, në Kuvendin e Kosovës, për faljen e 8200 hektarëve-tokë të Kosovës, Malit të Zi.

Pas përfundimit të mbledhjes famëkeqe , ata, me gëzim gati të papërmbajtur për kalimin e Demarkacionit, me nxitim, si në gara, në rrjetat sociale, – i postuan fotot e buzëqeshura të tyre, të shoqëruara me teksitin “Urime fitorja për Demarkacionin”!.

Shefat e tyre, ndërkaq, nxituan t’i marrin “meritat“ për faljen e tokës së Kosovës, Malit të Zi. “Kjo është fitore e jona. Pa votat tona nuk do të kalonte Demarkacioni“, deklaroi, duke u krekosur para mediave, shefi i LDK-së, por ai nuk tregoi kundër kujt kishin fituar deputetët.

Urimet me mburrje të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe krekosja e shefave të partive për “meritat“ e tyre për faljen e 8200 hektarëve-tokë të Kosovës, Mali i Zi, – janë tregues i qartë i katandisjes së shoqërisë sonë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!