Kategoria e njerëzve me të cilët është fryrë lista e veteranëve të UÇK-së, është më e afërt me Lumir Abdixhikun & CO, sesa me Kadri Veselin & CO – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kategoria e njerëzve me të cilët është fryrë lista e veteranëve të UÇK-së, është më e afërt me Lumir Abdixhikun & CO, sesa me Kadri Veselin & CO

Shkruar nga: Shemsi Reçica

11:30 | 26 Tetor 2017

Çudi, madje çudi mbi çuditë është fakti që, për fryrjen e Listës së veteranëve të UÇK-së, me kategorinë e njerëzve që s’kanë gjë të përbashkët me UÇK-në, por që janë të gatshëm të përfitojnë kundërligjshëm prej luftës së saj, madje edhe në dëm të vetë UÇK-së dhe të shoqërisë – akuzohen dhe fajësohen vateranët dhe njerëzit e UÇK-së(!!!).

Siç dihet dhe siç e pranojnë tashmë edhe “krahu i luftës”, edhe “krahu i paqes”, Lista e të gjitha kategorive të UÇK-së është fryrë ose është ngarkuar edhe më një kategori tjetër njerëzish, – me kategorinë e atyre njerëzve që s’kanë gjë të përbashkët me UÇK-në, por që janë të gatshëm të përfitojnë kundërligjshëm prej luftës së saj.

Në një shoqëri të dominuar nga grykësit, siç është shoqëria jonë, s’është më çudi gatishmëria e një kategorie njerëzish për të përfituar kundërligjshëm dhe në dëm të shoqërisë, siç është rasti me kategorinë e njerëzve që s’kanë gjë të përbashkët me UÇK-në, por që janë infiltruar në Listën, tashmë të stërngarkuar, të veteranëve të UÇK-së, e me plot raste të tjera.

Çudi, madje çudi mbi çuditë është fakti që, për fryrjen e Listës së veteranëve të UÇK-së, me kategorinë e njerëzve që s’kanë gjë të përbashkët me UÇK-në, por që janë të gatshëm të përfitojnë kundërligjshëm prej luftës së saj, madje edhe në dëm të vetë UÇK-së dhe të shoqërisë – akuzohen dhe fajësohen vateranët dhe njerëzit e UÇK-së(!!!).

Në debatet për Listën e veteranëve të UÇK-së, të fryrë me kategorinë e njerëzve që s’kanë gjë të përbashkët me UÇK-në, më të zëshmit dhe më të papërmbajturit janë kategoria e njerëzve Lumir Abdixhiku & Co.

Në thumb të kritikave ose në qendër të akuzave të tyre, në vend të kategorisë së njerëzve që, për përfitime personale, s’kanë lënë “dru as gur” pa lëvizur, për t’u futur në Listat e veteranëve të UÇK-së, pa pas gjë të përbashkët me UÇK-në, Lumir Abdixhiku & Co i kanë vendosur njerëzit dhe veteranët e UÇK-së(!).

Është vështirë të thuhet saktësisht, se si ka qenë e mundur, ose se kush krejt ka mundësuar infiltrimin në Listën e veteranëve të UÇK-së, edhe të atyre njerëzve që s’kanë pas gjë të përbashkët me UÇK-në, por tash, kur po “debatohet” për Listën e veteranëve të UÇK-së, mund të thuhet me siguri të plotë, se kategoria e njerëzve që janë infiltruar në Listën e UÇK-së, pa pas gjë të përbashkët me UÇK-në, janë shumë më të afërt me Lumir Abdixhikun & CO, sesa me Kadri Veselin & Co.

Për Listën e fryrë të veteranëve të UÇK-së, Lumir Abdixhiku & Co, prandaj, duhet t’i akuzojnë, jo veteranët dhe njerëzit e UÇK-së, siç po bëjnë tani, por njerëzit brenda llojit të vet (Lumir Abdixhiku & Co), të cilët, për përfitime të kundërligjshme, janë infiltruar në Listën, tani të stërngarkuar, të veteranëve të UÇK-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!