Kënga e Linda Morinës për Gjuriqin “çon pesh” mediat serbe, e papritur çfarë shkruajnë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Kënga e Linda Morinës për Gjuriqin “çon pesh” mediat serbe, e papritur çfarë shkruajnë

15:21 | 01 Prill 2018

Mediat serbe kanë vazhduar me propagandën e tyre lidhur me arrestimin e Marko Gjuriqit në Kosovë.

Madje, ato gjatë ditës së sotme e kanë cilësuar si provokim këngën e Linda Morinës dedikuar arrestimit të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton lajmi.net.

“Provokim i ri vjen nga Kuzhina Shqiptare. Këngë skandaloze e mbushur me fyerje në drejtim të Gjuriqit dhe Serbisë, e luajtur me çifteli dhe në prapavi flamuri i Shqipërisë së Madhe” shkruan sot “Alo” i Serbisë.

“Alo.rs”, i quan provokim të qartë vargjet e Linda Morinës, këngë në të cilën Morina e quan kriminel Marko Gjuriqin.

Ndryshe, një javë pas arrestimit të Marko Gjuriqit në Kosovë, mediat serbe vazhdimisht kanë bërë propagandë lidhur me mënyrën e arrestimit dhe sipas tyre mungesën e profesionalizmit të Njësisë Speciale të Kosovës.


 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!