Këngëtari i njohur humb babain në aksident trafiku

15:35 | 21 Janar 2019

Eugent Bushpepa ka humbur babain.

Këngëtari i njohur shqiptar, Eugent Bushpepa ka humbur babain pas një aksidenti që ndodhi në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjergj Marku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku shpreh ngushëllime për familjen e Eugentit.

“SOT, për të ngushëlluar artistin Gent BUSHPEPA dhe familjaret për ndarjen nga jeta të babait të tij!…(Babai i këngëtarit të njohur mirditas është ndarë sot nga jeta pas një aksidenti të rëndë në Tiranë, ku dhe qëndronte në koma prej ditësh.

Gjon Bushpepa ka qenë drejtues në disa sektorë në Mirditë dhe jo vetëm. Prej vitesh jetonte familjarisht në Tiranë.Ceremonia mortore në Rrëshen.Ngushëllime të thella familjes për këtë humbje të parakohshme!”, ka shkruar Marku në njoftimin e ti

Komento: