Këngëtari i njohur kosovar marton djalin, ja si duken nusja dhe dhëndrri! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Këngëtari i njohur kosovar marton djalin, ja si duken nusja dhe dhëndrri!

08:58 | 13 Tetor 2017

Ky vit, mund të llogaritet si një vitet ku ka pasur më së shumti dasma në familjet e fytyrave publike.

Orinda dhe Turi, Xhensila dhe Besi, Marina dhe Getoari, Lolita e Besniku, janë vetëm disa nga emrat të cilët janë komentuar shumë nga mediet për dasmat e tyre, shkruan lajmi.

E përpos dasmave, tek familjet VIP ka pasur edhe fejesa, siç është ajo e djalit të Remzie Osmanit.

Si do që të jetë, edhe sonte ka një dasmë ku janë të ftuar shumë emra të njohur.

Shkëlqimi, djali i këngëtarit Muhamet Sejdiu sonte i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar.

E në këtë dasmë po marrin pjesë emra të njohur të skenës dhe politikës, siç janë Blero, Afrona, Vullnet Zhuniqi, Rexhep Selimi e të tjerë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Foto – Labi ❤️ Qëndresa