Kërcënonte ish-të dashurën për 2 mijë euro, burg për 28-vjeçarin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Kërcënonte ish-të dashurën për 2 mijë euro, burg për 28-vjeçarin

11:04 | 14 Qershor 2018

Në gusht të vitit të kaluar 28-vjeçari Kleanthi Todri u kallëzua nga nëna e një vajze të mitur se e kërcënonte duke i kërkuar 2 mijë euro.

Ai kishte pasur një raport të shkurtër, dhe për shkak të prishjes së këtij raporti nga e reja, Todri e kërcënonte me mesazhe duke i kërkuar shumën e parave.

Pas gjykimit në shkallën e parë të Krimeve të Rënda në Tiranë, Todri u dënua me 7 muaj e tre ditë burg “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai ishte shpallur në kërkim, për t’u ndaluar këtë të mërkurë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!