Kërkesa e Haradinajt mund ta kthejë çështjen e demarkacionit në pikën zero – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Kërkesa e Haradinajt mund ta kthejë çështjen e demarkacionit në pikën zero

Shkruar nga: Milazim Krasniqi

14:44 | 19 Shkurt 2018

Qëndrimi i kryeministrit Haradinaj që deklarata e presidentëve Thaçi-Vujanoviq të përfshihet si pjesë e ligjit për demarkacionin e të miratohet në Kuvend, ka rrezik ta kthejë çështjen sërish në pikën zero.

Çka nëse deputetët e LDK-së nuk e pranojnë këtë propozim, duke dashur ta ruajnë të pacënuar idenë se marrëveshja ka qenë në rregull? Bllokimi i ri do të prodhonte zhgënjim shtesë ndër qytetarët e Kosovës, të cilët me durim pothuajse të pakuptueshëm kanë pritur epilogun e bllokimit të deritashëm.

Pra, ka rrezik që pakënaqësia e akumuluar, të mos mund të mbahet më tutje, pasi mesazhi nga drejtuesit shtetërorë këto ditë ka qenë se kjo punë tashmë llogaritet e përfunduar.

Nga ana tjetër, një bllokim i ri i demarkimit, gjithsesi do të shtonte dyshimet e faktorëve ndërkombëtar për seriozitetin, madje dhe për aftësinë vendimmmarrëse të drejtuesve të institucioneve tona.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!