Kërkohet lirimi me kusht i Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
21 °C

Kërkohet lirimi me kusht i Sylejman Selimit dhe Jahir Demakut

09:16 | 12 Tetor 2018

Java e ardhshme mund të jetë vendimtare për lirimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Sylejman Selimit dhe të Jahir Demakut. Dy ish-luftëtarët e UÇK-së kanë dorëzuar kërkesën e tyre për lirim me kusht në Panelin për Lirim me Kusht. Kërkesa e tyre pritet të shqyrtohet javën e ardhme.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe njëherësh ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku kërkojnë të lirohen me kusht.

Kërkesa e tyre për lirim me kusht tashmë është në duar të Panelit për Lirim me Kusht, i cili pritet që brenda javës së ardhshme të shqyrtojë dhe të vendosë rreth këtyre kërkesave.

Lajmin për gazetën “Zëri” e ka bërë të ditur koordinatori i Panelit për Lirim me Kusht, Bedri Duraku. Duraku i ka thënë “Zërit” se kërkesa e ish-komandant Sylejman Selimit për lirim me kusht do të shqyrtohet javën e ardhshme nga ana e Panelit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!