Kërkohet të mos kaloj vendimi për importin e veturave më të vjetra se 10 vite – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Kërkohet të mos kaloj vendimi për importin e veturave më të vjetra se 10 vite

13:41 | 08 Tetor 2018

Subjekti politik, Eko Lëvizja e Gjelbër, ripërsëritë edhe njëherë apelin e saj drejtuar Parlamentit të Republikës së Kosovës, gjegjësisht deputetëve të tij, që mos ta votojnë propozimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik të këtij Parlamenti, për importimin e automjeteve më të vjetra se dhjetë vite.

“Komisioni i këtij Parlamenti, pa asnjë argument propozon që në Kosovë mund të importohen veturat me vjetërsi deri në 15 vjet. Me keqardhje duhet theksuar se ky komision, i quajtur për zhvillim ekonomik, me asnjë argument nuk e ka arsyetuar vendimin në fjalë. Ne thellë besojmë se importimi i veturave të vjetra në Kosovë, jo vetëm që thellësisht e dëmtojnë mjedisin, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, por që në asnjë mënyrë nuk ndikon në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien në Kosovë,” thuhet në komunikatën për medie të kësaj partie.

Eko Lëvizja e Gjelbër, për herë të dytë i drejtohet Parlamentit të Kosovës, që mos ta votoj këtë propozim, duke pas parasysh që mjedisi në Kosovë edhe tani është në gjendje shumë të vështirë, i ndotur dhe i atakuar edhe nga shumë faktor të tjerë, shumë mirë të njohur për tërë ne dhe qytetarëve tan.

“Është mirë të bazohemi edhe nga përvoja e vendeve të rajonit e në veçanti Shqipëria e cila tanimë me vendimin e fundit, nuk mund të importohen vetura më të vjetra she dhjet vite.”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!