Këta djem u shpërblyen për gjestin që e bënë pasi u filmuan nga kamerat e sigurisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Këta djem u shpërblyen për gjestin që e bënë pasi u filmuan nga kamerat e sigurisë

23:51 | 08 Tetor 2017

Tre djem janë lavdëruar jo pak nga kryebashkiaku i qytetit për gjestin e tyre human.

Të rinjtë kishin marrë me vete një batanije duke ia dhuruar një personi të pastrehë që flinte në një stol.

Ishin kamerat e sigurisë ato që filmuan aktin e tyre dhe nga këtu u bënë edhe të “famshëm” duke marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Treshja e Samaritanëve të mirë, Szymon, Wojtek dhe Marcin, u shpërbleu nga qyteti i Nysa, në Poloni, për aktin e tyre të mirë, ku secilit prej tyre i është dhënë një orë “smart” në shenjë falënderimi.

Në klip, tre djemtë shihen duke ecur në qendrën e qytetit me një qese që mbante mbulesën e madhe.

Sipas TVN24, ata e përqafuan të pastrehun, ndërsa ai i falenderoi për mirësinë e tyre para se të iknin.

Grupi i tha televizionit se e kishin takuar njeriun dhe pyetën se si mund ta ndihmonin, kur ai kërkoi një batanije për t’u mbrojtur nga të ftohti.

Kordian Kolbiarz, kryetari i komunës së Nysa u takua me djemtë pas aktit të mirësisë së tyre në dhjetor, dhe i shpërbleu.

Ai tha: “Ky është një gjest i madh, unë përkulem. Bota ka nevojë për gjeste të tilla”.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!