Këta dy lojtarët emërohen si e ardhmja e Interit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Këta dy lojtarët emërohen si e ardhmja e Interit

18:54 | 11 Shkurt 2019

Dy lojtarë janë emëruar si e ardhmja e Interit, e një emërin i tillë është bërë nga Zëvendës presidenti i Inter, Javier Zanetti.

Zanetti beson se Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez janë e ardhmja e Inter, dhe ka insistuar se ‘Nerazzurët’ janë duke u rritur.

Pas një serie negative në Serie A, Inter iu kthye fitores ndaj Parmas, duke triumfuar me rezultatin minimal 0:1.

Edhe pse skuadra ngeci të shënonte në javët e fundit, Zanetti ka mbrojtur dyshen Icardi – Martinez.

“Jemi me fat që kemi Lautaron. Ai është një surprizë e madhe për mua, pasi që nuk e kam njohur personalisht, por e pash të luante dhe më pëlqeu shumë” ka thënë Zanetti për ‘Goal’.

“Ai po bën mirë dhe ne kemi një të ardhme të mirë. Icardi gjithashtu po shënon gola dhe ne jemi me fat që e kemi atë tek Inter. Mendoj se ai dhe Lautaro janë e ardhmja e skuadrës” ka thënë ndër të tjerash legjenda e Inter.

Kujtojmë se Lautaro Martinez e shënoi golin e fitores ndaj Parmas, vetëm pak sekonda pasi erdhi në fushë si zëvendësues.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!