Këta dy persona fitojnë lotarinë në vlerë të 1 miliard dollarëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Këta dy persona fitojnë lotarinë në vlerë të 1 miliard dollarëve

09:46 | 08 Janar 2018

Dy blerës të tiketave për lotari në Shtetet e Bashkuara kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë gjatë vikendit, kanë thënë zyrtarët.

Një person apo grup në Nju Hempshir ka fituar 560 milionë dollarë në lotarinë Powerball, vetëm një ditë, pasi blerësi i tiketës në Florida ka fituar 450 milionë dollarë në lotarinë Mega Millions.

Identitetet e fituesve nuk janë bërë të ditura.

Vlera prej 560 milionë dollarëve është shifra e gjashtë më e lartë në Powerball e fituar ndonjëherë.

“Jam shumë i gëzuar”, ka thënë pronari i marketit ku është blerë tiketa, Sam Safa.

Dyqani do të fitojë 75 mijë dollarë për shitjen e tiketës.

Ndërsa tiketa e Mega Millions është cilësuar si e katërta sa i përket shifrës së fituar.

Dyqani ku është blerë kjo tiketë do të fitojë 100,000 euro për shitjen e saj.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!