Këta janë 3 skenarët për t’i dhënë goditjen e fundit bitcoinit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Këta janë 3 skenarët për t’i dhënë goditjen e fundit bitcoinit

12:20 | 03 Shkurt 2018

Kohët e fundit, Bitcoin ka rënë, duke pastruar fitimet rekord që panë në vitin 2017. Këto janë disa nga skenarët që mund t’i japin godijen e fundit tregut të kriptovalutave.

Shkëmbimet e mëdha kolapsojnë

Kur Mt. Gox kolapsoi në vitin 2014, 650, 000 bitcoin humbën. Përderisa ishte një shumë e madhe katër vjet më parë, tani ka vlerën e 5, 2 miliard dollarë.

Një tjetër dështim mund të rezultojë një humbjen e besueshmërisë, duke rezultuar në një eksod për të mbledhur paratë, raporton “RT”, transmeton periskopi.

Javën e kaluar, 500 milion dollarë janë vjedhur nga kriptovaluta NEM, për të shtuar edhe më shumë shqetësimet në lidhje me sigurinë në investimet kriptovaultore.

Bitcoini bëhet i papërdorshëm

Arsyeja pse bitcoin cash dhe spin-ofet tjera janë ndarë nga bitcoin është se kësaj kritpovaulte i mungojnë kapacitetet origjinale. Përmasa e skedarit me një madhësi prej një megabyte të bitcoin për transaksione mund të përpunojë rreth 2,500 transaksione bllok për bllok. Kështu, një transaksion i thjeshtë mund të zgjasë një kohë të paparashikuar (nganjëherë orë) dhe mund të refuzohet nga sistemi. Për më tepër, dërgimi i bitcoin është bërë shumë më i kushtueshëm sesa ka qenë, duke u rritur mesatarisht nga 10 dollarë në 140 dollarë.

Rregullatorët godasin

Vetëm një ndërhyrje verbale nga Ministria e Financave indiane, duke u zotuar të ndalonte kriptovalutat, është rrudhur rreth 25 për qind e vlerës së tregut. Bitcoin u zhyt nga 3,000 dollarë të enjten dhe të premten. Nëse Kina, India, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara shpallin një ndalim të plotë të bitcoin, ajo nuk mund të vritet, por me siguri do të humbasë famën e saj. Kur investitorët amatorë vendosën të blinin bitcoin vitin e kaluar, ajo ishte një aset tejmase i fryrë. Nëse kjo gjë bëhet e kriminalizuar, interesi i investitorëve ka gjasa të pësojë rënie, dhe mbajtësit kryesorë do të ikin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!