Këto janë 100 pozitat më të paguara në Kosovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Këto janë 100 pozitat më të paguara në Kosovë

22:44 | 05 Nëntor 2018

Është publikuar lista me 100 pozitat më të paguara në Kosovës.

Dhe paga më e lartë sipas kësaj liste shkon për drejtorin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, në Puls të KTV-së ka bërë publike listën me 100 pagat më të larta në institucionet shtetërore.

Sipas kësaj liste, i pari më i paguar në Kosovë aktualisht është pozita e Drejtorit menaxhues të Agjencisë së Privatizimit të Kosovës, me rreth 4820 euro. Menjëherë pas kësaj pozite, pagë merr zëvendësi në këtë pozitë, me 4190 euro.

Kujtojmë se së fundi nga kjo pozitë u shkarkua Ekrem Hajdari, ndërsa në vend të tij pritet të emërohet Valon Tolaj, i AAK-së.

Në vendin e tretë si më të paguar janë ambasadorët, me 3866 euro.

Në vendin e katërt është kreu i Gjykatës Kushtetuese, që merr 3835 euro.

Agjencia e Privatizimit të Kosovës përfshihet në listë edhe me pozita tjera drejtorësh.

Listën e plotë mund shikoni më poshtë:

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!